Seria A/ Ujkani: Do të luftoj për vendin e titullarit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 13 Korrik 2012 20:38   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraSamir Ujkani e ka realizuar synimin e tij të kthehej te Palermo, por ai tashmë kërkon vendin e titullarit te skuadra që e solli në Itali. Presidenti i sicilianëve, Mauricio Zamparini, ka deklaruar se portieri i Shqipërisë do të jetë numër një në portën e Palermos. Ujkani nisi dje përgatitjet me klubin e Palermos, ku u kthye nga Novara para pak javësh.

“Kemi nisur fazën përgatitore me skuadrën. Jam shumë i kënaqur që iu bashkova Palermos, pasi ka qenë dëshirë e imja që të kthehem. Ky ishte edhe objektivi im. Unë do të përqendrohem maksimalisht në përgatitje dhe synimi im kryesor tani është të jem portieri i parë. Besoj se me punë mund t’ia arrij”, është shprehur Ujkani.

komente