Champions League/ Nese korcaret do te kalojne Debrecenin do te perballen me fituesin e citit BATE-Vardar
nga AlbaniaSoccer   E premte, 20 Korrik 2012 20:13   Shtyp

skenderbeu__ekip_kampionNjë sforco për të hyrë në histori, por edhe për të ëndërruar madhështinë. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Debreçenin, me synimin për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League, Skënderbeu duhet të paraqitet në të njëjtën mënyrë si në Korçë.

Kjo edhe për faktin se kampionët e Shqipërisë treguan në fushë se mund ta kalojnë skuadrën që po dominon futbollin hungarez në këto vitet e fundit, por edhe sepse në turin e tretë kualifikues, kundërshtarët nuk janë nga më të parezistueshemit. Në shortin e hedhur nga UEFA në Nion, fituesja e çiftit Skënderbeu-Debreçeni do të luajë në turin e tretë të Champions me fituesen e çiftit BATE Borisov-Vardar.


Për korçarët nuk do të ketë përballje “big” në turin e ardhshëm, pasi Sëlltik, Anderlehti, Partizani i Beogradit apo Salcburgu do të luajnë me kundërshtarë të tjerë. Gjithsesi, pikërisht kështu korçarët mund të ëndërrojnë, sepse BATE Borisov është vërtetë skuadra që ka fituar titullin në Bjellorusi në gjashtë sezonet e fundit dhe në këto katër vite kanë luajtur në grupet e Champions dhe Europa League, gjithsesi në ndeshjen e parë me maqedonasit e Vardarit ata kanë vuajtur, duke fituar 3-2 me dy gola në minutat shtesë. Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen më 31-korrik dhe 1-gusht, ndërsa takimet e kthimit më 7 dhe 8-gusht.

komente