USA/ Hamdi Salihi : Futbolli ne Amerike eshte me i perqendruar ne aspektin fizik
nga AlbaniaSoccer   E premte, 20 Korrik 2012 20:43   Shtyp

hamdi_salihi_alb_dan_1_1Sulmuesi i kombëtares shqiptare te futbollit Hamdi Salihi ka rrëfyer për Zërin e Amerikës, për jetën e tij ne SHBA, për mbështetjen qe ai ka gjetur nga komuniteti shqiptar ne Amerike por edhe për ndryshimin e futbollit, nga ai evropian ne atë amerikan. Salihi aktualisht është bere pjese e ekipit te futbollit te Washingtonit, gjithnjë si sulmues, me një page vjetore prej 488 mijë dollarë.

“Ne jemi evropianë vetë dhe futbollin evropian ndjekim më shumë edhe për karrierën tonë gjithsecili prej nesh do të arrijë sa më shumë në Evropë. Kam provuar të luaj në Evropë dhe tani po provoj të luaj edhe këtu dhe them se të dyja janë gjëra të veçanta që, është mirë që gjithsecili t’i provojë. Është diçka ndryshe. Futbolli këtu në Amerikë jo se ka shumë ndryshim nga mënyra e organizimit, por mentaliteti në fushë është pak më ndryshe nga ai në Evropë, është pak më i përqëndruar në aspektin fizik se sa në aspektin taktik. Por duhet të them se po bëhen hapa gjigante dhe në pak vite them se do të jetë një ndër kampionatet më të forta në botë” ka thëne Salihi.

Sikurse ka pohuar edhe menaxheri i klubit ku Salihi luan tani, DC United, futbollisti 28 vjeçar është ftuar ne skuadër vetëm për një gjë, se ai di te shënoje. Salihi thotë se edhe pse ka kohe qe është larguar nga Shqipëria, nuk i ka shkëputur lidhjet me te, ndonëse deri me tani nuk ka marre pjese ne asnjë nga miqësoret me trajnerin italian, De Biazi.

komente