Ne fokus/ Presidenti Topi dekoron klubin e futbollit të Tiranës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 24 Korrik 2012 14:42   Shtyp
presidenti_topiPresidenti Bamir Topi dekoron Klubin e Futbollit Tirana me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Në ditën e fundit si president i Republikës z.Bamir Topi ka dekuruar klubin e futbollit Tirana me motivacionin: “Klubi më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësish brenda e jashtë vendit, për kontribut të shquar në zhvillimin e sportit shqiptar, si klubi që rriti dhe edukoi breza të tërë sportistësh që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar".

Për sukseset e arritura në arenën kombëtare dhe për rekordin e paraqitjeve të një klubi në Evropë. Tirana është ekipi që ka grumbulluar më shumë trofe në futbollin shqiptarë, plot 24 tituj kampion dhe 15 Kupa të Shqipërisë. Presidenti në ikje Bamir Topi dekoroi me titullin "Mjeshtër i madh" figura të shquara si: Selman Stërmasi, Skënder Halili, Adem Karapici, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Petrit Dibra, Agustin Kola dhe Arben Minga. Bamir Topi është një tifoz i ekipit bardheblu, të cilin e ka ndjekur shumë herë nga afër në shkallët e stadiumit.
komente