Zvicer/ Samir Ramizi firmos me Serveten
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Korrik 2012 21:39   Shtyp

ball_goalSulmuesi i talentuar nga Tërnoci, Samir Ramizi ka bërë një hap të rëndësishem në karrieren e tij duke u transferuar në eliten e futbollit zviceran, tek ekipi Servete. 21 vjecari ka firmosur nje kontrate tre vjecare dhe eshte shprehur mjaft i lumtur per kete transferim.

“Kjo eshte një dhuratë për ditëlindjen time. Servete është një klub historik. Unë do të punojë si i çmendur për të vazhduar përparimin tim dhe unë shpresoj që të japë kontributin tim për ekipin”, është shprehur i emocionuar sulmuesi.

Ramizi eshte fotmuar si lojtare tek ekipi i Tërnocit, ku nje meritë të vëçantë në përparimin e tij ka trajneri i mirënjohur Sadat Pajaziti, ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë me Drenicën, Dritën dhe së fundi ështe aktivizuar në Ligën e Dytë të Zvicrës me Stade Nions.


Ndërkohë, parashikohet që në një të ardhme të aftërt Ramizi të behet edhe pjese e Kombetares së Shqiperise.

Dardanoz Krasniqi

komente