Ne fokus/ Mergim Mavraj gjakoset ne miqesore
nga AlbaniaSoccer   E martë, 31 Korrik 2012 15:43   Shtyp

mavraj_thumbMiqesore/ Gruther Fyrthi-Sivaspor 2-1

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, eshte demtuar ne ndeshjen miqesore qe ekipi i tij ka zhvilluar me ekipin e Sivasporit ne token turke ku dhe ekipi gjerman po kryen fazen pergatitore.

Ai është detyruar të dalë para kohe, sepse ka pësuar një çarje në kokë. Mavraj i gjakosur e ka lënë fushën e lojës dhe për të mbyllur plagën i është dashur të bëjë disa qepje.

Ky demtin nuk e ka penguar Mavrajn te vazhdoj seancat stervitore atletike me ekipin e tij. Mbrojtësi shqiptar ka fituar të drejtën që të jetë në Bundesligën 1, ku në sezonin e fundit Gruther Fyrthi bëri një paraqitje të mirë në Bundesilgën e dytë. Madje Mavraj u shpall si qendërmbrojtësi më i mirë i Bundesligën 2 në sezonin e shkuar.

komente