USA/ DC United fiton, Salihi nuk ndodhet as ne stolin e rezervave
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Gusht 2012 09:15   Shtyp

salihi_prezantim_dcDC United-Columbus Crew  1-0

Skuadra e DC United ka fituar ndeshjen perball Columbus me rezultatin e ngushte 1-0. Goli per vendasit u shenua nga Chris Pontius ne minuten e 50-te. Ajo qe ra ne sy ne kete ndeshje ishte mos prania e Hamdi Salihit, as ne stolin e rezervave. Tashme jemi mesuar qe shkodrani te mos jete titullar ne ekipin e tij, port e mos ishte as ne tetembedhjeteshe…

Pas kesaj fitoreje ekipi ku luan dhe Hamdi Salihi renditet ne vendin e kater me 36-pike kater pike me pak se vendi pare, por DC United ka dy ndeshje me pak se tre ekipet qe gjenden para tij ne renditje.

komente