Ukraine/ Bakaj shenon, mund Jonuzin dhe Dallkun
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Gusht 2012 09:14   Shtyp

elis_bakajVorskla Poltava-Chernomorets Odessa 0-1

Ekipi i mesfushorit Elis Bakaj ka fituar minimalisht ne transfert perball ekipt te Vorskla Poltava ne te cilin luajn e dy lojtaret e kombetares shqiptare Jonuzi dhe Dallku.

Ne minuten e pare shtese te pjeses se pare kur gjithcka po dukej qe po mbaronte ne barazim Bakaj i jep avantazhin Chernomorets Odessa. Pas nje krosimi nga krahu i djathte Bakaj duke perfituar dhe nga dalja jo fort e mire e portierit ka gjuajtur me koke dhe ka shenuar. Ky gol do te rezultonte gol tre pikesh ne perfundim te lojes pasi rezultati nuk do te ndryshohej me.

Bakaj e ka filluar ndeshjen si titullar. Ne minuten e 60-te, ndeshkohet me karton te verdh dhe ne minuten e 78-te, largohet nga fusha e lojes duke u zevendesuar nga Moreira.

Dallku ka luajtur gjate gjithe ndeshjes dhe ne 64-tren, eshte ndeshkuar me karton te verdh. Sulmuesi jonuzi eshte aktivizuar ne minuten e 46-te, por nuk ka arritur dot te shenoj.

Pas kesaj fitoreje Chernomorets Odessa renditet ne vendin e nente me 6-pike kurse Vorskla ne vendin e dymbeshjte me 3-pike, pas kater ndeshjeve te luajtura.

Kel Naraci

komente