Italia/ Lorik Cana : Duhet te permisohemi ne mbrojtje
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Gusht 2012 14:37   Shtyp

lorikcanaj_lacioKapiteni i kombëtares shqiptare, i shndërruar në lojtarin kyç te skuadra e Lazios, Lorik Cana, shprehet i kënaqur me formën e skuadrës por tërheq vërejtjen për repartin e mbrojtjes.

Lazio ka pësuar humbje, në miqësoren e fundit ndaj skuadrës turke, Gallatasarai, me rezultat 1-0, por për futbollistin shqiptar nuk është asgjë për tu shqetësuar. Pavaresisht humbjes kemi zhvilluar nje ndeshje te mire deklaroi, ai ne perfundim te ndeshjes.

Për Canën përballja me gjigantin e futbollit turk, ishte e veçantë, pasi ai për një edicion mbrojti ngjyrat e tyre dhe pikërisht nga Gallatasarai edhe kaloi te skuadra e tij aktuale, Lazio.

“Meqë ishte sfida e parë për te parë se ku kemi arritur me formën tonë, është e rëndësishme të flasim për ekipin. Zhvilluam një lojë të mirë ndaj një rivali i cili konsiderohet mjaftë i fortë. Në fillim hasëm vështirësi, por më pas e morëm zoterimin e lojës në mesfushë duke e kontrolluar atë. Edhe pse pësuam humbje, mund të them se mbetëm të kënaqur me lojën tonë, e cila ishte mjaftë positive”, ka thënë gjakovari për StyleRadio.

Cana deklaroi se : “Lazio i ka të gjitha mundësitë që të përmirësohet në vazhdimësi, e theks të veçantë do i japim japim forcës fizike. Lazio ka kapacitet të mjaftueshëm që edhe ato të meta që u shfaqën në miqësore të eliminohen”.


“Ende na duhet shumë punë për të përmirësuar lojën tonë. Lojtarët kryesisht janë ata që luajtën edhe sezonin e kaluar me skuadrën, por kemi bërë disa ndryshime në skemën e lojës. Tani jemi në fazën për përshtatjen e saj në mënyrën sa më positive, por duhet i kushtuar vëmendje e posaçme fazës defensive, për të mos pësuar gola naiv siç na ka ngjarë në disa ndeshjet e fundit kontrolluese’, është shprehur Lorik Cana.

Kel Naraci

komente