Itali/ Valon Behrami bene per vete napolitanet
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Gusht 2012 14:02   Shtyp

valon-behramiMesfushori kosovar, Valon Behrami, ka treguar cilësitë e tij që në ndeshjen e parë zyrtare te Napoli, kanë shkruar të dielën mediumet italiane.

Lojtari i Zvicrës të shtunën luajti gjatë tërë sfidës për Superkupë të Italisë, që Napoli e humbi nga Juventusi pas kohës shtesë me rezultatin 4:2. Sipas mediave napolitane, Behrami luajti rol të madh në të gjitha repartet.

“Ai ia shtoi mesfushës forcën që Napolit shpesh i mungoi edicionin e shkuar. Behrami ishte i pranishëm edhe në mbrojtje, por shpesh e mbështeti edhe repartin e sulmit”, ka shkruar të dielën sajti “tuttonapoli.net”.


Behrami 27-vjeçar shihet si transferim i qëlluar i Napolit. Ai te Napoli u transferua gjatë kësaj vere nga Fiorentina dhe firmosi kontratë për pesë vjet.

komente