USA/ Hamdi Salihi : Trajneri eshte ai qe vendose
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Gusht 2012 19:24   Shtyp

hamdi_salihi_alb_dan_1_1Bomberi kuqezi zgjedh të reagojë në mënyrë profesioniste, duke mos polemizuar, por thjesht duke theksuar se ai respekton zgjedhjet e trajnerit, pasi ai është i vetmi që mund të vendosë.

“Kjo që po ndodh sigurisht nuk është e mirë, por duhet ta pranosh këtë gjë, sepse ai është trajneri”, tha Salihi pas lënies jashtë ekipit.

“Në një ndeshje tjetër, ndaj një kundërshtari tjetër, ai do të bëjë zgjedhje të tjera. Është mirë kur ka alternativa të shumta. Ndaj mendoj se s’ka arsye pse të zemërohem. Unë do të vazhdoj të punoj, sepse të gjithë do të kenë minutat e tyre në dispozicion”.

Madje Salihi vazhdon më tej duke mbrojtur trajnerin Olsen, të cilin e justifikon se po bën punën siç duhet.

“Trajneri thotë të njëjtat fjalë për të gjithë, sqaron bomberi kuqezi. Ai na shikon çdo ditë se sa japim në stërvitje. Kur ai mendon se ku lojtar apo ky tjetri është më i mirë për këtë sistem dhe i përshtatet asaj që ai ka në mendje për një ndeshje të caktuar, mendoj se bën zgjedhjen e duhur”.

Për momentin palët po ruajnë pozicionet, por nuk dihet se sa do të zgjasë kjo, nëse situata vazhdon të jetë e tillë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide