Zvicer/ Sadiku dygolesh ne fitoren e Luganos
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Gusht 2012 13:02   Shtyp

armando_SadikuLugano-Wohlen 4-1

Skuadra e Luganos ka fituar dje me rezultatin e thellë 4-1 kundër ekipit Vohlen. Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka shënuar dy gola, pikërisht në minutën e 12‘ dhe të 20‘ të takimit. Ky është dygolëshi i dytë i tij me ekipin e Luganos. Një gol ka shënuar edhe shqiptari Shalaj, i cili ka pasaportë zvicerane. Me fitoren e djeshme, Lugano ka fituar kryesimin me 13-pikë të grumbulluara. Elbasanlliu ka bërë një nisje të mirë të kampionatit duke treguar që është në topformë. Vetë lojtari, në një prononcim për median është shprehur i kënaqur me faktin që skuadra fitoi dhe ai shënoi përsëri.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne pasi tani kryesojmë kampionatin me 13-pikë. Ndihem mirë për dygolëshin që shënova, pasi po e justifikoj besimin e drejtuesve të ekipit. Sezonin e kaluar shënova shumë gola, gjë që dua ta bëj edhe këtë kampionat. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë të papritura, por synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të luajmë një kategori më lart. Shpresoj ta realizojmë objektivin”, tha sulmuesi, Armando Sadiku.

Lucerne-Grasshoppers  0-2

Jahmir Hyka luajti 90-minuta kundër Grasshoper, por ekipi i tij, Lucerna u mund me rezultatin 2-0. Një gol e ka shënuar shqiptari Amir Abrashi. Ndeshja është luajtur në orën 16:00 dhe është ndërprerë katër herë për shkak të vapës së madhe. Në Zvicër, arbitri ka të drejtë ta ndalojë takimin dy herë brenda një pjese që lojtarët të freskohen.

komente