Seria B/ Agon Mehmeti shenon tre gola per Novaren
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Shtator 2012 07:50   Shtyp

agon_mehmeti_malmoCezena-Novara 1-4

Sulmuesi nga Kosova me shtetesi suedeze  Agon Mehmeti i trasferuar nga Palermo te Novara ka shenuar diten e djeshme tre gola per ekipin e tij te Novares.

Mehmeti ka shenuar golin e avantazhit ne minuten e 22’ dhe vetem pas kater minutave ka dyfishuar rezultatin per ekipin e tij te Novares. Ku te gjithe mendonin se pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-0 Agon Mehmeti ne minuten e pare shtese te kesaj pjese ka shenuar golin e trete personal dhe te tretin per ekipin e tij duke i siguar nje tre pikesh me mjaft vlera Novares per objektin qe ekipi ka per rikthimin ne Seria A.

Kel Naraci

komente