Poloni/ Edgar Cani cdo ndeshje nga minuta e pare per tu shitur ne Janar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Shtator 2012 15:25   Shtyp

edgar_cani_polonia_varshavaEdgar Çani duhet te luaj rregullisht për ta bere me te lehte shitjen ne merkaton e janarit. Gazeta polake Varsava ka zbuluar te ardhmen e sulmuesit te kombëtares shqiptare Edgar Çani për te cilin tashme nuk ka asnjë dyshim se aventura për te me skuadrën Polonia do te jete deri ne muajin e pare te vitit te ardhshme kur fillon edhe merkato dimërore. Futbollisti i cili u kthye pas disa muajsh ne klub si shenje revolte për rrogat e prapambetura duket se nuk shihet me sy te mire as nga presidenti i ri i klubit. Sipas mediave polake Edgar Çani ka rrogën me te madhe ne klub ku merr 120-mije Euro ndërsa presidenti Ireneuz Krol kërkon reduktim te shpenzimeve.

Gazeta Varsava shkruan se edhe pse Krol dhe trajneri Peter Stokoviec janë te vetëdijshëm se futbollisti është jashtë forme pasi nuk ka kryer stërvitje ata kane gjetur një ide origjinale te luaj sa me shume dhe rregullisht per ta bere me te lehte shitjen e tij ne muajin janar . Pas situatës se krijuar shanset e sulmuesit shqiptar për tu larguar u reduktuan ndjeshëm ndërsa Varsava shkruan se presidenti i ri kërkon te ule shpenzimet. Per këtë arsye Çani u fut ne fushe qe ne derbin e rëndësishëm me Legian. Kontrata e Çanit u be nga i mëparshmi Josef Vojciecovski i cili ne fund nuk i pagoi edhe rrogat futbollistit qe ne harkun kohor te nje viti ne 28-takime shënoi 13-gola.

komente