Iran/ Sukaj gol dhe asis ne fitoren e Sephan-it
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Shtator 2012 04:55   Shtyp

xhevahir_sukaj_sepahanMalavan-Sepahan 0-2

Xhevahiri shkodran vazhdon te shenoj e te beje paraqitje te shkelqyera te ekipi i Sepahanit ne Iran. Ne ndeshjen e djeshme perball Malavan ai ka qene lojtari me i mire ne fushe.

Ne minuten e 45-te, pas nje asisi te marre ai vrapon 35-metra dhe del i vetem me portierin dhe ka shenuar golin e avantazhit per Sepahan. Ky ishte goli i peste per shkodranin.  Ne minuten e 16-te, ai eshte ndeshkuar dhe me karton te verdhe.

Ne pjesen e dyte Sukaj ka qene gjithmon problematik per mbrojtesit vendas. Ne minuten e 66-te, Sukaj merr topin nga mesi i fushes dhe me sprint merr krahun e majte dhe brenda zones jep asis per Djalovic qe nuk e ka te veshtire te shenoje golin e dyte.

Xhevahir Sukaj shpreson qe pas ketyre golave dhe paraqitjeve te mira ti vije me ne fund nje ftese nga trajneri i kombetares, Xhani De Biazi.

Pas kesaj fitore Sepahan renditet ne vendin e pare me 20-pike duke qene pretendete numer nje per te rifituar serish titullin kampione ne Iran.

Kliko-Goli dhe asis i Sukajt (video)

Kel Naraci
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide