Gjermani/ Xhaka i bashkohet Canës ne Janar?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Tetor 2012 12:19   Shtyp

granit_xhakaAventura e mesfushorit kosovar, Granit Xhaka tek Borussia Munchengladbach nuk po shkon ashtu siç pritej.

Mediat gjermane raportojnë për pakënaqësitë e 20-vjeçarit tek skuadra e Bundesligës, ndonëse ai vazhdimisht është titullar në këtë skuadër më emer në futbollin gjerman.

Këto pakënaqësi mund të ngjallin interesimin e skuadrave tjera të interesuar për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. Raportohet se është klubi italian, Lazio që është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Xhakës tek Munchengladbach.

‘Lacialët’ edhe gjatë verës që kemi lënë pas tentuan që të transferojnë mesfushorin kosovar, por ai zgjodhi klubin gjerman. Ish-lojtari i Basel mund të largohet nga Munchengladbach dhe Lazio është një nga alternativat e mundshme.

Transferimi i mundshëm i Xhakës tek ekipi italian do të bashkonte atë më yllin shqiptar, Lorik Canën.

komente