Ukraine/ Everton 3 milionë euro për Admir Mehmedin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 30 Tetor 2012 07:53   Shtyp

admir_mehmedi_Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Gostivari, Admir Mehmedi gjendet në udhëkryq, pas ofertave të njëpasnjëshme që po i arrijnë nga të gjitha anët. Mehmedi, i cili aktualisht është pjesë e ekipit të njohur ukrainas, Dinamo Kiev, është bërë shënjestër e shumë klubeve evropiane, që vijnë nga ligat më të forta si ajo angleze, italiane dhe gjermane.

Igli Tare e dëshiron në Lazio, por në garë tashti është futur edhe Evertoni, i cili bile edhe ka publikuar shumën që e ofron për shqiptarin. Ekipi anglez i ka të gatshme afro 3 milionë në vite për 21-vjeçarin. Ish-sulmuesi i Zurchit verën e shkuar ishte transferuar në Kiev për shumë rekorde prej 9-milion eurove, por Mehmedi edhe pse nuk ka hapsirë të madhe në Dinamo, ka deklaruar se është i kënaqur me kalimin e tij në Ukrainë.

“Mirë jam këtu, për momentin nuk mendoj se do të lëvizë”, ka thënë Mehmedi.

komente