Zvicer/ Armando Sadiku shenon golin e 10
nga AlbaniaSoccer   E martë, 30 Tetor 2012 20:16   Shtyp

armando_sadikuArmando Sadiku shënoi nje tjetër gol për skuadrën e tij Lugano duke u ngjitur ne kuotën e 10-golave ne krye te listes se golashënuesve ne kategorinë e dyte zvicerane te futbollit Challenge League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare te futbollit shënoi golin e pare ne minutën e 23’ ne ndeshjen e vlefshme per javën e 14-te, Lugano Vintertur, por pa arritur ti jepte fitoren skuadres se tij e cila ne fund humbi me rezultatin 1-2.

Sadiku qëndron ne krye te listes se golashënuesve me dy gola me shume se David Calla i Arau. Forma e jashtëzakonshme qe sulmuesi elbasanas po përjeton ka ngjallur interesimin e shume skuadrave si Fiorentina, Siena, Chievo ne Itali apo Mynih 1860 ne Gjermani.

Ndersa tani siç raporton “tribalfootball.com” për kartonin e futbollistit 21-vjeçar janë te interesuar edhe ne kampionatin anglez. Forma e mire qe po përjeton me 10-gola ne 14-jave ka bere qe skuadra e premier liges angleze West Bromuic Albion te interesohet seriozisht për te.

Kartoni i Sadikut i cili ne vere kaloi nga Locarno te Lugano tashme kushton 700-mije euro ndërsa presidenti i klubit aktual e ka pranuar se nqs per lojtarin vjen një oferte e konsiderueshme ai mund te largohet qe ne merkaton e Janarit.

komente