Italia/ Behrami, kërkon titullin me Napolin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Tetor 2012 08:08   Shtyp

valon-behramiMesfushori shqiptar, Valon Behrami beson se Napoli ka kapacitet për të luftuar për titull të kampionit në Itali.

Mesfushori mitrovicas, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, është entuziast pas fitores ndaj Chievos, ku ekipi napolitan i dha fund serisë negative prej dy humbjesh. “Pas dy humbjesh i kemi rikthyer gjërat në vend të vetin.

Pas humbjes në Torino e dhamë një sinjal, duke e rikthyer pozitën e dytë. Këtë vit jemi të vetëdijshëm se do të luftojmë për diçka të rëndësishme, siç është titulli”, theksoi mesfushori nga Kosova për Sky Sport 24. Goli i Marek Hamsik ia siguroi fitoren Napolit në duel me Chievon, përkundër mungesës së lojtarit kryesor, sulmuesit Edinson Cavani. “E bëmë një lojë bindëse dhe fituam me meritë, falë një loje të shkëlqyeshme të Marekut.


E kemi dominuar lojën, por në fund i dhamë rast Chievos”, ka thënë më pas ai. Behrami, ka vlerësuar se ata duhet të jenë më të vëmendshëm në qarkullimin e topit. “Defekt yni është se nuk arrijmë ta qarkullojmë topin në momentet kyçe, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, vazhdoi 27 vjeçari i cili insiston se Napoli nuk duhet të varet vetëm nga Cavani.

Behrami, gjatë afatit kalimtar të verës iu kaloi në Napoli nga skuadra e Fiorentinës, në të cilën skuadër ishte ndër më kryesorit. Por edhe paraqitjet e tij në “Sao Paolo”, kanë ndikuar që ai të jetë i pakonkurrencë në pozitën e mesfushorit defensivë , i cili shpesh herë del edhe në aventurë për t’i ndihmuar sulmit napolitan. Behrami tek Napoli gjeti mesfushorin tjetër shqiptar, Blerim Xhemajli, i cili gjithashtu është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës.

Por ky i fundit ka filluar të humbas vendin e titullarit, të cilin në edicionin e kaluar e kishte fituar pas paraqitjeve impresive si në Serie A, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

 

komente