Gjermani/ Bunjaku mungon kundër Bayernit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Tetor 2012 18:21   Shtyp

albert_bunjaku_nurenbergSulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, do t’i mungojë skuadrës së Kaiserslauternit në ndeshjen e kupës së Gjermanisë kundër Bayern Muenchenit, shkruan ‘Die Welt’ të hënën.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Allianz Arena’ dhe i takon rrethit të dytë të kupës së Gjermanisë (20:30).

Bunjaku, 28-vjeçar, do të mungojë shkaku i lëndimit të gjurit, i cili e detyroi të pauzojë edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Koelnit (3:3). Krahas Bunjakut, Kaiserslauternit do t’i mungojë edhe Enis Alushi që është lënduar më herët. Ai do të mungojë për një kohë të gjatë.

komente