Legjionaret/ Bogdani & Bakaj shenojne
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 03 Nentor 2012 07:43   Shtyp

erion_bogdani_albErjon Bogdani gjen përsëri rrjetën ne serine A . Veterani I kombëtares shqiptare shënoi golin e pare për Sienen ne humbjen qe skuadra e tij pësoi ne Kaljari me rezultatin 4-2 ne takimin e vlefshëm për javën e X te kampionatit italian te futbollit. 35 vjecari shënoi ne minutën e 42 kur rezultati ishte 3-0 ne favor te vendasve duke ngushtuar diferencën. Bogdani nuk shënonte goli qe nga 29 prilli ne ndeshjen kundër Milanit kjo edhe per shkak te mosaktivizimit nga ana e trajnerit te skuadrës. Sulmuesi shqiptar u aktivizua deri ne minutën e 68 te takimit .

Ndërkohe kapiteni i kombëtares shqiptare te futbollit Lorik Cana luajti gjate gjithë ndeshjes ne barazimin 1-1 qe skuadra e tij Lacio arriti ndaj Torinos. Cana ishte përgjegjës ne golin e skuadrës kundërshtare pasi nuk arriti te mbulonte si duhet futbollistin Torinez Glik.

Një tjetër gol per Elis Bakaj këtë radhe ne kupën e Ukrainës. Bakaj i dha kualifikimin skuadrës se tij Cernomoretc Odesa duke shënuar golin e fitores përballe Ukrarokrom 2-1. ky ishte goli i katër sezonal për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Kliko- Goli i Erion Bogdanit (video)

Kliko- Goli i Elis Bakaj (video)

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide