Suedi/ Etrit Berisha në janar transferohet në Serie A
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Nentor 2012 18:29   Shtyp

etrit_berisha_kalmarPortieri Etrit Berisha, ka gati pesë vjet që është pjesë e skuadrës suedeze Kalmar.

Shtatlarti prishtinas me Kalmarin ka edhe një vit kontratë, por pret që nga kjo skuadër të largohet në afatin kalimtar të janarit. Sipas Berishës, ndeshja e tij e fundit në fanellën e Kalmarit mund të jetë ajo kundër Syrianskas që zhvillohet të dielën (sot) në kuadër të javës së fundit të kampionatit të Suedisë për vitin 2012.

Berisha 23-vjeçar pret që karrierën ta vazhdojë në kampionatin italian, Serie A. Sipas tij, bisedimet janë duke u zhvilluar me disa skuadra të ligave të forta evropiane, por më e interesuara duket një skuadër italiane, të cilës nuk ka dashur t'ia zbulojë emrin.


Reprezentuesi i Shqipërisë thotë se bisedimet janë në rrugë të mirë dhe se marrëveshja mund të arrihet në Gjenevë, ku kombëtarja më 14 nëntor luan miqësore me Kamerunin.

komente