Novara e Ujkanit dhe Shales ne krye e vetme
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Nentor 2009 20:14   Shtyp

rijat_shala.1Sot u luajt super ndeshja midis Kremonezes dhe Novares, ndeshje qe vlente per kryesimin e grupit A te Lega Pro Diviozioni i Pare. Ekipi mik nga Novara arriti nje fitore shume te rendesishme me rezultatin e paster 2-0. Ne kete fitore ishte edhe kontributi shume i rendesishem i dy lojtareve shqiptar te ekipit, portjerit te perfaqesueses shqiptare, Samir Ujkani dhe te mesfushorit me pasaporte zvicerrane, Rijat Shala. Ujkani luajti titullar per 90-te minuta, Shala u zevendesua ne minute 83-te nga Morandi. Me kete fitore Novara ngjitet ne kuoten e 35 pikeve duke u shkeputur 5 pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Vareze dhe Kremonezja.

Gjithashtu ne kete grup u luajten edhe ndeshjet e tjera ku ka lojtare shqiptar. Ne Sorrento u luajt Sorrento-Como qe u mbyll ne 0-0 dhe ish sulmuesi i kombetares shqiptare, Florian Myrtaj luajti si titullar deri ne minuten 66-te kur u zevendesua nga Pignalosa, kurse ne Pagani u luajt Paganeze-Pergocrema ndeshje e cila u fitua nga ekipi vendas 3-0. Me ekipin e Paganezes u aktivizua mesfushori vlonjat, Ledjan Memushaj, i cili luajti te gjithe 90-te minutat. Me gjithe arritjen e ketyre rezultateve pozitive gjendja e ketyre dy ekipeve nuk eshte shume e mire. Paganezja eshte ne vendin e fundit me 11-pike dhe Sorrentoja ne ate te parafundit me 14-pike.

Kel Naraci

komente