USA/ Hamdi Salihi mposht Thierry Henry
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 20:40   Shtyp

salihi_prezantim_dcNjë sfidë e shtyrë me 24 orë prej dëborës dhe ngricave që kanë paralizuar bregun lindor të Amerikës, një portier zëvendësues dhe një mesfushor debutues. Përzierja e të gjithë këtyre ingredientëve ka sjellë edhe rënien e skuadrës më të mirë të futbollit amerikan, New York Red Bulls.

Ylli i futbollit, Thierry Henry nuk mund të bënte asgjë tjetër, përveçse të shihte New York-un të mposhtej dhe ti jepte fund sezonit. Në anën tjetër, ka festuar Hamdi Salihi, që së bashku me skuadrën e tij, DC United u kualifikua për në finalen e Konferencës së Lindjes.


Portieri Joe Willis, i aktivizuar nga stoli në minutën e 72-të pas kartonit të kuq të numrit 1, Bill Hamid, ishte një prej heronjve të skuadrës nga Uashingtoni. Cooper shënoi në tentativën e parë nga 11-metrat, por gjyqtari vendosi që ekzekutimi të përsëritej, prej faktit se Henry kishte hyrë në zonë përpara goditjes së topit. Në tentativën e dytë, “gardiani” i ri e priti penalltinë dhe mbajti DC United në lojë.


Miqtë rezistuan deri në fund dhe në të 88-tën, kur “Red Bulls” po kërkonin golin e fitores, ata shfrytëzuan hapësirat dhe shënuan golin e fitores me debutuesin Nick DeLeon. Me fitoren 1-0 në Neë York dhe barazimin 1-1 në ndeshjen e parë, DC United u kualifikua për në finalen e Konferencës së Lindjes, ku tashmë do të ketë përballë Houston Dynamo.


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi u aktivizua në minutën e 89-të të ndeshjes dhe gjatë sekondave të fundit të kohës së rregullt dhe 5 minutave shtesë, ai më së shumti ndihmoi skuadrën në mbrojtje.


Kuqeziu, së bashku me DC United do të kërkojnë triumfin në Konferencën e tyre, për të luajtur më pas në finalen e madhe të kampionatit amerikan, MLS, me synimin për të fituar titullin e pestë kampion në Amerikë.

komente