Ne fokus/ Njësia bashkiake numër 9, aktivitete sportive me klasat sportive
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Nentor 2012 18:37   Shtyp

ball_goalShkollat e mesme dhe 9-vjeçare të minibashkisë numër 9 në Tiranë, kanë marrë pjesë në aktivitetin Kupa Pavarësia. Turneu sportiv është organizuar në kuadër 100-vjetorit të pavarësisë, me klasat sportive të shkollave në këtë njësi.

Në këtë aktivitet morën pjesë 6 shkolla 9-vjeçare dhe dy shkolla të mesme, të cilat konkurruan në ndeshje basketbolli dhe futbolli.


Kryetari i minibashkisë nr 9, Indrit Fortuzi ka premtuar se do të punohet që ky aktivitet të bëhet traditë e përvitshme, duke përfshirë të gjtiha shkollat e kryeqytetit, por edhe të qyteteve të tjera.


Kupën e futbollit për shkollat 9-vjeçar e fitoi shkolla “Jeronim De Rada”. Ndërkohë, në turneun e basketbollit, për meshkuj dhe femra, në të dy rastet fitoi shkolla “Sami Frashëri”. Përveç kupave, për fituesit u shpërndanë edhe dhurata simbolike.

komente