Australi/ Berisha mposht Del Pieron
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Nentor 2012 09:56   Shtyp

besart-berishaNuk mjafton një super Alex Del Piero për të ndalur Bribane Roar dhe yllin e saj shqiptar, Besart Berisha.

Ndeshja e kampionatit australian mes Brisbane Roar dhe Sydney përfundoi me rezultatin 4-2. Për miqtë të dy golat i shënoi ish kapiteni i Juventus por që nuk mjaftuan për të marrë tre pikët.

Goli i Berishës në minutën e 57’ i dha qetësinë e duhur vendasve dhe siguroi rezultatin final 4-2.


Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar pas 3 javësh ‘agjërim’, ndërsa Del Piero deri tani e ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës.

komente