Italia/ Ujkani, më i miri, shkëlqeu në sfidën ndaj Juventusit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Dhjetor 2012 15:11   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraForma jo e mirë bëri që të humbiste vendin në formacionin e Kombëtares. Gjatë këtyre javëve, edhe te Palermo janë ngritur shumë dyshime.

Por, konfirmimi i kualitetit të Samir Ujkanit erdhi në ndeshjen kundër Juventusit.

Edhe pse nuk e ndihmoi dot skuadrën të merrte rezultat përballë kampionëve të Italisë, portieri u vlerësua maksimalisht.

Ai ishte lojtari më i mirë në fushë për klubin siçilian. I pafajshëm në momentin e golit të pësuar dhe shpëtimtar me disa ndërhyrje, që mund ta thellonin rezultatin.

Në këtë mbyllje të fazës së parë, numri 1 gjeti mbështetjen që kërkonte nga klubi dhe si shpërblim dhuroi një ndeshje në nivele të larta.

Paraqitje që i vlejnë Ujkanit, por në mënyrë direkte edhe Shqipërisë. Konkurrenca në portë me Etrit Berishën, shërben për të rritur cilësinë e ekipit përfaqësues.

komente