Itali/ Dy muaj pezullim për Igli Taren
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Dhjetor 2012 01:00   Shtyp

igli_tareNjë ngjarje e verës 2011 i ka kushtuar dy muaj pezullim Igli Tares. Drejtori sportiv i Lazios është skualifikuar nga Disiplinori i Federatës Italiane dhe nuk do të jetë në gjendje të ushtrojnë punën e tij, duke firmosur blerjet dhe largimet nga skuadra.

Gjithçka lidhet për merkaton e sezonit të kaluar, kur Tare ka vepruar në hollin e rezervuar për transferimet e futbollistëve në Ata Hotel Executive.

Sipas FIGC, në atë periudhë ish-sulmuesi i Shqipërisë nuk zotëronte autorizimin për të zhvilluar bisedime, sepse nuk ishte përfshirë nga klubi në listën e personave që mund të zhvillonin negociata.

Tare ka folur rreth këtij dënimi, duke bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një gabim burokratik, pasi ishte kishte kualifikimet për të zhvilluar negociata në periudhën e merkatos.

“Nuk kemi thyer rregullat. E kam marrë titullin në vitin 2008 dhe ky gabim nuk lidhet as me mua e as me Lazion”, deklaroi drejtori sportiv.

komente