Gjermani/ Shaqiri, ndër më efikasët te Bayerni
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Dhjetor 2012 09:09   Shtyp

XHerdan_SHAQIRIMesfushori i Bayern Munchenit, Xherdan Shaqiri në stinorin vjeshtor për skuadrën e madhe gjermane ka luajtur 1062-minuta dhe ka shënuar katër gola, si dhe ka asistuar shtatë herë. I bie që Shaqiri ka shënuar apo ka asistuar për çdo 96 minuta, transmeton ‘20 minuten.ch’.

Vetëm Thomas Mueller (çdo 82 minuta), Franck Ribery (çdo 87 minuta) dhe Mario Manxhukiç (çdo 89 minuta) kanë qenë më efikas se ai.

Sipas ueb faqes zvicerane, Shaqiri ka statistikat më të mira prej të gjithë lojtarëve ofensivë nga Zvicra që kanë luajtur në ekipet e ligave të mëdha evropiane në këtë edicion.

komente