Ne fokus/ Agim Cana: Graniti është i poshtër!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 26 Dhjetor 2012 09:19   Shtyp

ball_goalPas deklaratave të disa ditëve më parë të Granit Canës, se familja Cana nuk e ka ndihmuar kurrë në karrierë, ka reaguar babai i Lorik Canës, Agimi.

Ai thotë se Granitit ia mundësuan provat në Nantes. Madje, Agimi shton se falë tij, ai kishte arritur marrëveshje me Teutën e Durrësit.
‘Ai është një i poshtër, që në deklaratat e tij ka vetëm gënjeshtra. Ne ia kemi siguruar provat në Nantes dhe ata të klubit kanë thënë se niveli i tij është si i një 14-vjeçari’, thotë Agim Cana për ‘Sport’.

Graniti është djali i axhës së Lorik Canës. Në stinorin vjeshtor luajti për Flamurtarin e Prishtinës. Në deklaratat për ‘Sport’, ai kishte thënë se kurrë një herë nuk u ndihmua nga familja Cana, të paktën nuk ia mundësuan provat në ndonjë klub.

Tutje, Agim Cana thotë se falë tij, Graniti fitoi një kontratë me Teutën e Durrësit. ‘Krahas provave në Nantes, unë personalisht kam ndikuar që të arrijë marrëveshje me Teutën e Durrësit, pasi në të kundërtën nuk do të mund të luante as aty’, shtoi ai.

Agimi thekson se të gjitha ato që i ka thënë Graniti, janë gënjeshtra.

‘Kur u kam ndihmuar shumë lojtarëve tjerë, përse nuk do t’i ndihmoja një të afërmi tim’! pyet Agimi. Ai këto ditë ka ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet.
komente