Zvicer/ Shaqiri e Xhaka, lavdërohen nga Hitzfeld
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Janar 2013 16:48   Shtyp

ottmar_hitzfeldSelektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka dhënë fjalë të mira për dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që e ndërruan mjedisin gjatë verës së kaluar.

Shaqiri dhe Xhaka, deri edicionin e kaluar bashkëlojtarë të Basel, iu bashkuan Bayern Munichut përkatësisht Borussia Monchengladbachut në Bundesligë.

“Ishte e qartë se për Shaqirin në Bayern, presioni nuk do të ishte shumë i madh. Sidomos kur bën paraqitje të mirë. Me lojtarë të njohur si Robben, Ribery dhe Muller, nuk mund të humbasësh shumë. Presioni kalon tek këta lojtarë. E di se Jupp Heynckes përdor sistemin rotacion, por unë mendoj se Shaqiri është zhvilluar shumë mirë”, thotë Hitzfeld.

“Për Xhakën presioni ishte më i madh. Ai shkoi si figurë qendrore dhe si lojtar titullar te Gladbachu, pritjet për të ishin shumë të mëdha”, shkroi Hitzfeld.
komente