Itali/ Xhemajli kërkon të largohet nga Napoli
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Janar 2013 16:56   Shtyp

blerim_dzemailiMesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, u ka kërkuar krerëve të Napolit që ta shesin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin e pakët që po ka te skuadra e Serie A, përcjell ‘Napolitoday.it’, të enjten.

Mirëpo, kërkesa e Xhemajlit është e vështirë të realizohet pasi që skuadra italiane është duke menduar të shesë mesfushorin tjetër Marco Donadel.

Xhemajli këtë stinor ka luajtur në 16 ndeshje në Serie A, por në përgjithësi vetëm 755 minuta.

komente