Itali/ Cana drejt Sandërlendit, Napoli kërkon Ujkanin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Janar 2013 09:49   Shtyp

LORIK_CANALorik Cana duket drejt një rikthimi të bujshëm në Premier Ligë në fund të këtij sezoni. Lajmi është bërë i ditur në mediat italiane, sipas të cilave, mesfushori i kombëtares shqiptare është duke studiuar terrenin për të kaluar sërish në Premier Ligë, aty ku luajti për sezonin 2009-2010.

Gjithçka pritet të ndodhë në fund të këtij sezoni, duke qenë se për momentin, Lacio nuk ka ndërmend të privohet nga futbollisti kuqezi. Ndërkohë, megjithë kritikat e shumta të shtypit e të tifozëve në Palermo, Samir Ujkani ka hyrë në orbitën e Napolit në javët e fundit.

Trajneri Valter Maxarri kërkon një zëvendësues për De Sanktis dhe gardiani kuqezi duket një zgjidhje ideale për këtë klub, për më tepër që nuk ka as ndonjë kosto të madhe financiare.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide