Gjermani/ Altin Lala : Shvajni më tallte për këpucët
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Janar 2013 09:54   Shtyp

Altin_LALA_1Altin Lala ka nisur një jetë të re pas lënies së futbollit, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit, por natyrisht, në Hanover ai mbetet ende një personazh.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane "Neue Presse", ish-kapiteni i Shqipërisë ka treguar për peripecitë që e çuan në mbylljen e karrierës, por edhe për planet e tij për të ardhmen. "U detyrova ta lija futbollin, pasi në tre ndeshje me amatorët e Bajernit pësova një këputje të fortë të ligamentit, gati 11 milimetra, - rrëfen Lala. - Kur u ktheva pas 6 javësh, ai nuk po më përgjigjej më. Gjithsesi, qe diçka e mirë të shihje strukturat e klubit bavarez dhe se çfarë pune e madhe bëhet atje. Kam pirë kafe disa herë me Bastian Shvajnestajger, pasi vëllai i tij Tobias luante me mua. Ishte diçka e këndshme.

Bastian qeshte me këpucët e mia, pasi vetëm unë dhe arbitri kishim veshur këpucë të zeza Adidas Copa", shton ai. Lala ka treguar më pas se ka folur me presidentin e Hanoverit Martin Kind dhe pritet që ai të gjejë një vend të lirë në postet drejtuese.

"Gjithsesi, dua një punë më shumë në terren, pasi nuk e di nëse jam i aftë të qëndroj 8 orë pas skrivanisë. Dua të bëj diçka që të më gëzojë. Kam eksperiencë të madhe dhe mund të çoj shumë gjëra përpara te Hanoveri", shprehet Altin Lala

komente