Gjermani/ Xhaka : 2013 nje fillim i ri në Monchengladbach
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Janar 2013 11:00   Shtyp

granit_xhakaPër Granit Xhakën viti i ri do të jetë një fillim i ri në Borussia Moenchengladbach. Moenchengladbach është duke u përgatitur në Dubai për pjesën e dytë të edicionit 2012/2013 në Bundesligë.

Xhaka 20-vjeçar në një intervistë dhënë të hënën për “bundesliga.de” pranoi se ka bërë gabime në vitin 2012. Por këto gabime thotë se i ka tejkaluar dhe sqaruar dhe për vitin 2013 thotë se do të jetë një vit i ri dhe me plot suksese për të.

“Unë e di se kam bërë gabime dhe nganjëherë gjërat duhet të adresohen dhe të thuhen drejtpërdrejt. Kjo nuk ishte një gjë e mirë dhe kam mësuar nga ajo. Megjithatë, unë dua të theksoj se kurrë nuk kam dhënë deklarata kundër klubit e shokëve të klubit, siç shkruhej në gazeta. Shokët më kanë besuar, sepse e dinin se unë jam një djalë i sinqertë. Kjo është e kaluar dhe e sqaruar. Prandaj unë e lë pas vitin 2012 dhe tani jemi në vitin 2013, ku për mua do të jetë një vit i ri dhe një fillim i ri”, ka thënë Xhaka.

komente