Itali/ Vërshojnë ofertat për Bogdanin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Janar 2013 15:15   Shtyp

erion_bogdani_albNë drejtim të Erjon Bogdanit kanë filluar të vërshojnë oferta.

Sulmuesi shqiptar nuk bën pjesë në planet e Sienës dhe largimi i tij në janar është më se i mundur.

Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, për përfaqësuesin shqiptar së fundmi ka shfaqur interesim ekipi nga Serie B italiane, Vicenza.

‘Bogu’ luan në elitën e futbollit italian qe një dekadë dhe pritet të shihet nëse ai do të pranojë të luajë në një rang më të ulët garash. Përpos Vicenzas, interesim për Bogdanin interesim ka shfaqur edhe Pescara në Serie A.

Mbetet të shihet deri në fund të muajit nëse sulmuesi tiranas do ta lë Sienën apo jo. Një gjë është e sigurt: ai do të lëviz gjithsesi gjatë verës, nëse një gjë të tillë nuk e bën tani.

komente