Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Brisbane Roar që në trasfert u mposht nga Newcaslte Jets me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme per javën e XVI të elitës së futbollit të Australisë, A-League. Berisha 27-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asist në 16 paraqitje këtë edicion me fanellën e Brisbane Roar. Roari është kampion në fuqi i Australisë. Aktualisht zë vendin e tetë me 17-pikë. |