Australi/ Brisbane Roar i Besart Berishes humbet serish
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Janar 2013 16:57   Shtyp

besart-berishaSulmuesi kosovar Besart Berisha ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Brisbane Roar që në trasfert u mposht nga Newcaslte Jets me rezultatin 1-0.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme per javën e XVI të elitës së futbollit të Australisë, A-League.

Berisha 27-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asist në 16 paraqitje këtë edicion me fanellën e Brisbane Roar.

Roari është kampion në fuqi i Australisë. Aktualisht zë vendin e tetë me 17-pikë.

komente