Gjermani/ Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Janar 2013 17:10   Shtyp

albert_bunjaku_nurenbergTrajneri i Kaiserslauternit, Franco Foda, vlerëson lart sulmuesin kosovar, Albert Bunjaku.

Ai të shtunën në një intervistë për “volksreund.de”, ka thënë se Bunjaku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij.

“Sigurisht që Bunjaku dhe Idrissou janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne. Mangësia e vetme e edicionit të kaluar ishte që ne nuk kishim shumë zgjedhje. Në fazën sulmuese nuk kishim shumë zgjedhje, prandaj ne do të përpiqemi që ta forcojmë sulmin me një sulmues të ri, në mënyrë që të shfrytëzojmë më mirë situatën”, ka thënë Foda.

Bunjaku 29-vjeçar këtë edicion në 15-ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 2 të Gjermanisë ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai është kapiten i Kaiserslauternit.

komente