Itali/ Tare mendon për transferimin e Xhakës
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Janar 2013 17:55   Shtyp

granit_xhakaIgli Tare mendon të ndërtojë një koloni të vërtetë shqiptarësh te Lazio.

Pas Lorik Canës dhe Tomas Strakoshës, drejtori sportiv synon të afrojë në skuadër edhe zviceranin me origjinë kosovare, Granit Xhaka. Mesfushori i Borusia Mynshengladbah nuk po gjen hapësira në radhët e klubit gjerman, duke rizgjuar zërat për një transferim të mundshëm në kryeqytetin italian.

Marrëdhëniet e 21-vjeçarit me trajnerin Favre janë në krizë dhe Tare po nxiton për të përfituar nga kjo situatë menjëherë sapo Zarate të gjejë një destinacion të pëlqyeshëm. Granit Xhaka e nisi karrierën te Baseli ku luajti 44 ndeshje si titullar dhe në merkaton e verës u transferua në Gjermani ku është aktivizuar 11 herë dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

komente