Zvicer/ Gattuso: Milan, vëzhgo shqiptarët në Zvicër
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Janar 2013 18:04   Shtyp

zvicraItaliani Gennaro Gattuso ka qenë dje i ftuar special në emisionin sportiv ‘Undici’, gjatë të cilit ka folur për raportin me ish trajnerët e tij te Milan, Massimiliano Allegri, brazilianin Leonardo, por edhe për eksperiencën e tij në Zvicër.

Ndër të tjera, ish-mesfushori i Milan i ka ftuar drejtuesit e ‘Djallit’ që ta vëzhgojnë më nga afër kampionatin zviceran, pasi aty luajnë disa futbollistë shqiptarë tepër të talentuar.

‘Edhe pse shpeshherë grindem me presidentin e Sionit, nuk largohem prej andej. Unë i them gjithmonë se nuk kam ardhur për para, por ai s’di sa e beson dhe fillon sërish me muhabetet e tij.

Megjithatë, zënkat janë pjesë e lojës. Por në Zvicër jetohet mirë, këtu ka një miks racash si shqiptarë, portugezë dhe kosovarë. Gjithashtu ka edhe shumë talentë, sidomos ata shqiptarë dhe kosovarë, të cilët drejtuesit e Milanit duhet që t’i ndjekin me më tepër kujdes. Futbolli zviceran është zhvilluar shumë dhe, jo më kot, shumë prej lojtarëve të kombëtares zvicerane luajnë në Serie A’, ka këshilluar ‘Rino’.

komente