Gjermani/ Hitzfeld: Shaqiri do të përfitojë nga Guardiola
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Janar 2013 18:04   Shtyp

ottmar_hitzfeldMesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, do të përfitojë shumë me ardhjen e trajnerit të famshëm Pep Guardiola. Guardiola nga edicioni i ardhshëm do të marrë drejtimin e Bayernit, pasi ka firmosur kontratë trevjeçare me skuadrën bavareze. Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e vlerëson Shaqirin si lojtar që i përshtatet në mënyrë ideale filozofisë së Guardiolas.

“Xherdani do të përfitojë shumë nga Guardiola. Guardiola ka treguar qysh te Barcelona se gjatësia trupore tek ai nuk është kriter i domosdoshëm. Ai ka aktivizuar shumë lojtarë të shkurtër si Xavi, Iniesta apo Messi. Ai preferon futboll teknik. Xherdani ka çdo gjë që dëshiron Guardiola. Ai është i shpejt, lojtar taktik dhe i fortë teknikisht”, ka thënë Hitzfeld, përcjell “Blick”.

komente