Itali/ Vladimir Petkoviç vlerëson Lorik Canën
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Janar 2013 09:51   Shtyp

lorikcanaj_lacioTrajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç, ka vlerësuar lojën e bërë nga Lorik Cana në takimin ndaj Juventusit. Puna që bën kapiteni i Kombëtares shqiptare për ekipin është e madhe, pasi karakteristikat e Lorikut i japin mundësi teknikut boshnjak që ta përdorë atë në disa role. “Pozicioni i tij varet nga kundërshtari dhe nga fakti se në cilën fazë është loja. Unë e zhvendosa atë përpara në fund të takimit, me qëllim që të shtoja presionin ndaj bardhezinjve. Kjo gjë bëri punë. Ai është ‘xholi’ im, një nga lojtarët që mund ta përdor në disa role dhe që i realizon mirë detyrat që i caktohen”, – deklaroi tekniku boshnjak, i cili është i kënaqur me punën e bërë nga mbrojtësi shqiptar.

komente