Itali/ Samir Ujkani drejt Interit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Janar 2013 23:00   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraSkuadra e Serie A të Italisë, Palermo, ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit Stefano Sorrentino, që deri tani ishte pjesë e Chievos.

Kështu është hapur rruga për largimin e portierit kosovar Samir Ujkani nga Palermo. Palermo këtë edicion është kritikuar shpesh nga mediat italiane për performancën e portierit, por në mbrojtje vazhdimisht i kanë dalë drejtuesit e Palermos.

Mediat italiane të mërkurën kanë shkruar se Ujkani mund të përfundojë tek Interi që po kërkon një rezervë për Samir Handanoviqin. Ujkani është në kombinim edhe për kalim te Fiorentina dhe te disa skuadra tjera të Serie A.

komente