Gjermani/ Helmer: Guardiola dhuratë për Shaqirin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 30 Janar 2013 16:52   Shtyp

XHerdan_SHAQIRIIsh-futbollisti i njohur i Bayern Muenchenit, Thomas Helmer, vlerëson se emërimi i Pep Guardiolës në krye të Bayernit është dhuratë për mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Ai të martën për ‘Blick’ tha se Shaqiri do të përshtatet në sistemin e Guardiolës, që do të marrë drejtimin e Bayernit nga vera e këtij viti.

‘Shaqiri ka luajtur shumë mirë deri më tash. Ai është vlerësuar shumë në Muenchen, është i talentuar, i shpejtë e dinamik. Jam i sigurt se ai do të jetë titullar te Bayerni shumë shpejt. Besoj se Shaqiri do të përshtatet mirë në sistemin e Guardiolës. Ai ka nevojë të mësojë edhe disa gjëra. Ardhja e Guardiolës është dhuratë për Shaqirin’, ka thënë Helmer.

Shaqiri 21-vjeçar me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

komente