Gjermani/ Monchengladbach nuk e shet Xhakën
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 30 Janar 2013 17:01   Shtyp

granit_xhakaKryesia e Borussia Monchengladbach e ka bërë të qartë se dëshiron ta ketë në ekip kosovarin Granit Xhaka, duke e refuzuar ofertën e fundit që erdhi nga Lazio.

‘Xhaka nuk është problem për ne. Ai nuk është përshtatur siç është më së miri, por ne i dimë cilësitë e tij dhe ai së shpejti do t’i demonstrojë ato në fushë’, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, për Bild.

Ende nuk dihet se sa ka qenë oferta e Lazios për të, por ajo as që është konsideruar nga bordi i klubit. Për Xhakën deri tani është interesuar edhe Manchester United, por nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare.

komente