Itali/ Elvir Maloku i bashkohet Juventusit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Shkurt 2013 07:05   Shtyp

ball_goalNjë tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Juventusit në Itali.

Pas Elvis Kabashit te gjigandët e Serisë A është transferuar edhe Elvir Maloku.

Talenti ka kaluar me sukses provat në klubin bardhezi dhe menjëherë është bërë pjesë e ekipit të të rinjve.

Juventusi ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, për të siguruar shërbimet e 16-vjeçarit nga ekipi kroat i Rijekës, Juventus.

Sulmuesi i ri duhej të testohej për katër ditë në radhët e torinezëve, por ai i ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit.

Maloku tragoi të gjitha aftësitë në miqësoren me një prej ekipeve të Akademisë dhe te Juve nuk patën asnjë dyshim për ta mbajtur në skuadër.

komente