Kina/ Hamdi Salihi fiton Superkupën
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Mars 2013 15:28   Shtyp

hamdi_1salihiDy gola, një asist dhe një trofe i fituar.

Këto janë arritjet e Hamdi Salihit në fillimet e aventurës me kinezët e Zhiangsu Santi.

Paraqitje e rëndësishme, në vetëm dy ndeshje të luajtura.

Pas golit në Champions-in aziatik gjatë debutimit me skuadrën e re, sulmuesi shqiptar shkelqeu edhe në finalen e Superkupës së Kinës.

Ai ishte autor i golit të avantazhit dhe më pas dha pasimin për Borovitz, që realizoi rrjetën e dytë në ndeshjen ku Zhiangsu mposhti 2-1 Guangzhou Evergrande.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë të sfidës.

Trajneri i mirënjohur italian, Marçelo Lipi ka parë që lojtari i Kombëtares shqiptare të shkatërronte ëndrrën e tij për të realizuar tripletën, pasi më parë ishte fituar titullin dhe Kupën në Kinë.

komente