Kristi Vangjeli fiton "derbin" shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Dhjetor 2009 20:10   Shtyp
Kristi Vangjeli eshte rikthyer si titullar tek Aris i Selanikut dhe skuadra e tij ka fituar jashte fushe ne kristi_vangjeli_para_maltes1_577037682Livadhja me rezultatin 0-2. Mbrojtesi i kombetares se Shqiperise luajti gjate gjithe takimit, i pari si titullar qe pas demtimit te pesuar perpara ndeshjes me kombetaren ndaj Danimarkes ne Tirane. "Ndihem mire, por jo plotesisht. Javen e kaluar luajta vetem pak minuta pasi e lendova kemben e demtuar. Por kete jave isha ne gjendje te luaja gjate gjithe takimit", u shpreh Vangjeli per Albaniasoccer, menjehere pas perfundimit te ndeshjes. "Ndjehem pak i lenduar sepse pata disa perplasje te forta gjete ndeshjes. Do te udhetojme per ne Athine dhe me pas rreth ores 23.00 do te fluturojme per ne Selanik dhe ky udhetim i gjate do te kete efekte negativ per kemben qe po me mundon tani qe po flasim", vazhdoi prononcimin e tij mbrojtesi i kombetares. Aris mundi skuadren e Levadhjakos, tek e cila aktivizohet edhe shqiptari Alban Bushi i cili hyri ne loje ne minuten e 56-te dhe u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 59-te, pasi rreagoi negativisht duke sforcuar Vangjelin per tu ngritur, pas nje demtimi te tij gjate lojes. Bushi nuk arriti te realizoi per skuadren e tij dhe fitorja ishte shume e rendesishme per Aris. "Na duhej kjo fitore per vete poziten ne te cilen ndodhemi dhe pretendimet qe kemi", perfundoi Vangjeli biseden per Albaniasoccer.

Kel Naraçi


komente