Australi/ Berisha gol në fitoren ndaj Del Pieros
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Mars 2013 20:52   Shtyp
besart_berisha_training_thumbBesart Berisha ka shënuar sërish dhe këtë rradhë ka bërë një nga golat e tij më të rëndësishëm te skuadra e Brisbane Roar. Sulmuesi kosovar ka mposhtur ish kapitenin e Juventusit Aleks Del Piero për ti dhënë skuadrës së tij fitore dhe një biletë për në fazën e play offit. Brisbane ka fituar ndaj Sidenyt me rezultatin 3-1 dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt objektivit për të fituar titullin kampion. Berisha ka firmosur me gol dhe aksioni i konkluduar prej tij ka nisur prej një gabimi të bërë nga këmbët e Del Pieros. Për sulmuesin kosovar ky ishte goli I 14 sezonal dhe një tjetër sukses në karrierën e tij në kontinentin e largët në Australi.
komente